Sport

Bruno Arrabal po shkëlqen me Arbërinë, klubi i bënë dhuratën më të mirë të mundshme

Braziliani Bruno Arrabal po shkëlqen me fanellën e Arbërisë nga Dobraja në këtë sezon të Superligës, shkruan Gazeta Olle.

E paraqitjet e mira të tij dhe ndihma që po i bënë ekipit po shpërblehen çdo herë e më shumë nga kryesia e “Stuhisë së Kuqe”.

Ditëve të fundit për të qëndruar afër tij në Kosovë ka arritur edhe bashkëshortja e mesfushorit defanziv.

Drejtori Sportiv i Arbërisë, Labinot Gashi tregon për “Olle” që klubi ka ndihmuar në kompletimin e dokumentacioneve të saj, teksa po kujdeset edhe për qëndimin e tyre këtu dhe qështjet e tjera përcjellëse.

“Klubi i Arbërisë e ka ndihmuar Brunon për të kompletuar dokumentacionin i cili e ka bërë më të lehtë ardhjen e gruas së tij në Kosovë, ndërsa sigurisht që për qëndrimin e atyre këtu dhe qështjet e tjera përcjellëse kujdeset klubi si për futbollistin e poashtu edhe për bashkëshorten e tij. Ata po qëndrojnë në qytetin e Lipjanit dhe janë shumë të lumtur”- tha fillimisht Gashi për “Olle”.

Arbëria po zhvillon një sezon mjaftë të mirë duke marrë parasysh se kjo është aventura e tyre e parë në Superligë, duke qenë një skuadër shumë stabile si nga financat e poashtu edhe nga atmosfera që mbretëron në klub.

I pyetur nga “Olle” se sa gjatë do të qëndroj braziliani tek Arbëria, dhe se a është i kënaqur me qytetin e me klubin, Drejtori Sportiv pati një përgjigjje të prerë.

“Bruno është shumë i kënaqur me klubin dhe dëshiron të qëndrojë dhe të kontribuoj sa më gjatë që të jetë e mundur këtu, futbollisti është ambientuar shumë mirë me klubin, por në të njejtën kohë edhe me jetën këtu dhe atmosferën e qytetit të Lipjanit”- përfundoi ai.

Arbëria ka arritur të grumbullojë 14 pikë në 12 ndeshjet e tyre të para në Superligë, teksa renditen në pozitën e gjashtë në tabelë, ndeshja e tyre e radhës do të jetë vikendin e ardhshëm përballë Feronikelit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani vazhdon me fitore, Munishi kërkon përmirësime në këtë repartë

Sport

Devolli: Nuk na mposhti Ballkani

Sport

Tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 14-të

Sport

Drenica – Ballkani: Realizohet goli i parë