Sport

Broja tregon pse zgjodhi Dritën

Rron Broja është goditja më e madh e klubit të madh kosovar, FC Dritës gjatë kësaj verë.

Ish-futbollisti i Trepçës ’89 dhe së fundmi pjesë e Partizanit te Tiranës, zyrtarisht është rikthyer në futbollin e Kosovës.

Mitrovicasi në mesin e disa ofertave joshëse, zgjidhi nënkampionët e Kosovës.

Borja për GazetaGoli, ka treguar arsyen pse zgjidhi skuadrën gjilanase.

“Është klub i organizuar në të gjitha aspektet. Kjo është arsyeja pse zgjodha Dritën”, ka thënë Broja.

Ai ka zbuluar objektivat tek Drita, skuadër kjo që ditë më parë u eliminua nga UEFA Conference League, pasi u mund nga gjiganti holandez, Feynoord.

“Objektivat e mia tek Drita janë që të jap maksimumin në këtë klub të madh. Synojmë të shkojmë sa më lartë në sezonin e ri”, pohoi Broja.

Ndryshe, Drita konsiderohet një nga skuadrat favorite në garën për titull të kampionit në kampionatin e ardhshëm.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar