Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka realizuar gol në sfidën mes Southamtonit dhe Brightonit.

Broja i ka dhënë avantazhin skuadrës vendase duke realizuar një gol mjaft të bukur pas një driblimi të suksesshëm ndaj mbrojtësit kundërshtar, duke gjetur rrjetën në minutën e 29-të.

Pas këtij goli, Broja ka regjistruar një rekord me fanelën e Southamptonit.

Armando Broja ka shënuar pesë gola në të gjitha garat këtë sezon, më së shumti nga çdo lojtar i Premier Ligës U20. Broja (20 vjeç, 85 ditë) është lojtari i dytë më i ri në historinë e kompeticionit që shënon në tre startet e tij të para të ligës në shtëpi, pas Danny Cadamarteri (18 vjeç, 6 ditë).

Të shënosh tri gola në tri paraqitje si startues është padyshim një gjë e madhe, të arritur këtë në një ligë aq të fortë si Premierliga dhe Broja është duke shkuar në hapat e një futbollisti të madh për të ardhmen.

Related posts
Sport

Distria Krasniqi mëson kundërshtaren për finale – kjo është koha dhe mënyra si mund ta ndiqni finalen

Show BizzSport

Kjo është befasia që Cristiano ia bë Georginën në mes të Dubait

Sport

Me dy gola të shënuar mbyllet ndeshja miqësore Llapi – Neftchy

Sport

Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Leave a Reply

Your email address will not be published.