Sport

Broja shënon gol të bukur në Holandë, kalon Ibrahimovicin dhe barazon rekordin e Suarezit

Armando Broja i ka dhënë fund thatësisë para portës në kampionatin holandez, duke tundur rrjetën 2 muaj pas herës së fundit me fanellën e Viteses.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar sot në minutën e 26 të ndeshjes ndaj Zuwlle në kampionat golin e avantazhit për skuadrën e tij, i pari që nga 2 marsi i këtij viti për lojtarin.

Një gol i rëndësishëm, pasi çoi në 10 numrin e golave të shënuar nga Broja në kampionatin holandez në vitin e tij të parë mes profesionistëve.

Kjo është padyshim një shifër shumë e rëndësishme, pasi lojtari arriti kështu të kalonte atë që kishte bërë Zlatan Ibrahimoviç në debutimin e tij në Eredivisie, ku kishte shënuar 9 gola në vitin e parë.

Ndërkohë, ai arriti shifrën që kishte shënuar Luis Suarez kur veshi në Holandë për herë të parë fanellën e Groningen dhe padyshim do të përpiqet ta kalojë në javët e mbetura.

Paraqitje të tilla sigurisht që kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera, por duket se prioriteti i Brojës do të jetë të qëndrojë edhe një edicion tjetër te Vitese, para se të kthehet te Chelsea ku dëshiron të luajë shansin e tij për t’u bërë protagonist te londinezët.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve