Sport

Broja i jashtëzakonshëm, në 10-shen e sulmuesve me statistikat më të mira në Europë

Erling Haaland padyshim se është një nga talentët e jashtëzakonshëm në futboll. Këtë e tregon edhe ecuria e tij fantastike.

Referuar ecurisë së sulmuesve nën 21 vjeç, në kampionate e tyre, “Transfermarkt” ka evidentuar bomberët e lindur në vitin 2000. Sulmuesi i Dortmundit kryeson me 21 gola të shënuar në 23 ndeshje që ka zhvilluar në Bundesligë, teksa numëron edhe 6 asiste.

Në këtë renditje, me nëntë gola të shënuar në 25 ndeshje me Vitessen në kampionatin holandez, Broja mbyll renditjen e dhjetë më të mirëve. 19-vjeçari i Kombëtares ka dhuruar edhe dy asiste, duke u bërë krye-golashënuesi i skuadrës së tij holandeze, teksa është i huazuar nga Chelsea dhe po luftojnë për zonën europiane.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës