Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit

Armando Broja ka shënuar golin e parë të tij personal por edhe i ka siguruar fitoren e parë Southamptonit në Premierligë, shkruan Sheshi.info

Southampton ka marrë fitoren e parë në kampionatin anglez, derisa e ka mposhtur me rezultatin 1:0 Leeds Unitedin.

Armando Broja ishte ai i cili ka shënuar golin e vetëm në këtë ndeshje, teksa sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 53-të falë asistimit të Redmond.

Kjo ishte ndeshja e parë që Broja e nisi nga fillimi për Sottonin në Premierligë. Ai është i huazuar nga Chelsea për një sezon.

Southamptoni me këtë fitore është ngritur në pozitën e 15-të me shtatë pikë, ndërsa Leeds United bie në pozitën e 17-të me gjashtë pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Humbja me Partizanin kushton shtrenjtë, Martini njofton vendimin e rëndësishëm

Sport

Daku gjen rrjetën për herë të tretë në Kroaci, shënon në fitoren e Osijekut

Sport

Real Madridi është destinacioni i preferuar i Haalandit

Sport

Shiu në Elbasan "mbyt" Teutën, Partizani fiton me përmbysje spektakolare