Sport

Broja afër kalimit te klubi hungarez, i ofrohet pagë e majme

Rron Broja është në kërkim të një skuadre të re, ku ofertat në drejtim të ti nuk kanë munguar.

Largimi pas 2 vite e gjysmë nga Partizani, ka bërë që mesfushori të jetë në qendër të dëshirave për disa klube.

Mezokovesd në elitën e Hungarisë ka ofruar së fundmi një kontratë për lojtarin, teksa prej disa javësh newsport.al raportoi për interesin e tyre.

8 mijë euro rrogë mujore, kjo është paga që pritet të përfitojë Broja, që ende nuk ka vendosur të ardhmen, duke u dyzuar nga kërkesat.

Broja ka luajtur për Trepçën’89 në Kosovë, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Belgjikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova

Sport

Superlajm për Edon Zhegrovën

Sport

Aguero arrin te Barcelona dhe shpenzon gjysmë milioni euro për të blerë një veturë të re

Sport

Vëllaznimi bën goditjen e radhës në merkato