Sport

Britania e Madhe futet pësëri në karantinë, ky është vendimi për Premier Ligën

Një situatë “alarmante” me variantin e ri të Covid-19, i cili rrit transmetueshmërinë e virusit “nga 50% në 70%”.Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, me një njoftim në televizion njoftoi se, Mbretëria e Bashkuar nis sot karantinën e rradhës.

Sipas tij, mbyllja totale e vendit është mënyra e vetme për të minimizuar përhapjen e pozitiveve.Kryeministri britanik foli për një rritje prej 40% të pranimeve në spital krahasuar me valën e parë në prill.

“Është e qartë se duhet të bëjmë më shumë për ta vënë nën kontroll këtë variant të ri. Kjo do të thotë që qeveria po ju udhëzon edhe një herë të qëndroni në shtëpi,” tha Johnson.Johnson gjithashtu njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave, fillore dhe të mesme, ndërsa mësimi do të bëhet online.

Njoftimi për Anglinë pason një njoftim të mëparshëm se Skocia do të shkonte në bllokim, ndërkohë Uellsi dhe Irlanda e Veriut, dy kombet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, ishin tashmë në bllokim.Nga ana tjetër, Premier League do të vijojë normalisht kalendarin e saj, pa u ndalur.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës