Sport

Brdarovski i Dritës feston ditëlindjen, pranon një dhuratë shumë speciale

Mbrojtësi i Dritës, Vladica Brdarovski sot festoi ditëlindjen.

Futbollisti maqedonas mbushi 31 vjet, e me këtë rast edhe u urua nga skuadra, kryesia dhe bashkëlojtarët, shkruan Gazeta Olle.

Por përveç urimeve të zakonshme ai pranoi edhe një dhuratë të veçantë.

Ishte njëra nga pastiçeritë e qytetit të Gjilanit ajo që i dërgoi futbollistit një tortë me simbolet e klubit.

Në tortë shihen logo e klubit së bashku me shallin e “Intelektualëve”, por aty nuk ka se si të mungojë as një trofe për t’i treguar edhe futbollistit se titulli është ajo çfarë tifozët presin edhe në këtë sezon.

A do t’ia del Drita ta mbrojtë titullin apo jo mbetet të shihet, por stinorin pranveror ata e nisin nga pozita e parë në tabelë dhe me tre pikë dallim nga ndjekësit e Ballkanit.

 

Postime të ngjajshme
Sport

Presidenti i Prishtinës takohet me atë të Dritës dhe pyet se kush do të del kampion?!

Sport

Agjenti i Rrahmanit flet për të ardhmen e mbrojtësit të Kosovës

Sport

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sport

U hodh shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave