
Vushtrria është “shpartalluar” pas përfundimit të stinorit vjeshtor të Ipko Superligës, ku hasi në vështirësi të mëdha, duke e mbyllur atë në zonën e rënies në Ligën e Parë.
Nga “Ferki Aliu” deri më tani kanë konfirmuar largimin shumë futbollistë, pas mos-marrëveshjeve me kryesinë e klubit për të vazhduar bashkëpunimin.
Tashmë nga klubi janë larguar edhe tre futbollistët e huaj, Ian Agusto, Ygor Vinicius dhe Matheus De Paula, raporton Gazeta “Olle”.
Ata kanë marrë rrugën drejt Brazilit sot.
Ndryshe, Bajram Zuqaku, Dior Zabërgja, Ismet Caka, Petrit Tahiri, Bashkim Shala, Klevis Lushaku e Ledjon Mucaj janë disa prej lojtarëve tjerë që deri më tani e kanë zyrtarizuar largimin.