Sport

Brazili të pamëshirshëm ndaj Bolivisë, shikoni rezultatin

Brazili e ka nisur me fitore kampanjën kualifikuese për Kampionatin botëror.Kombëtarja që udhëhiqet nga Tite ka triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në shtëpi përballë Bolivisë.

Ishte një takim ku shkëlqyen dyshja Roberto Firmino dhe Philippe Coutinho.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Marquinhos kjur shënoi me kokë në minutën e 16-të për 1-0.Ndërkohë sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino u përkujdes për golin e dytë në minutën e 30-të.Firmino shënoi edhe në fillim të pjesës së dytë pas asistimit nga Neymar për 3-0.

Ndërkohë në minutën e 66-të, një harkim i bukur nga Coutinho në zonë bëri që mbrojtësi vendas Carrasco të shënonte autogol. E goli i fundit në ndeshje u realizua nga Coutinho me kokë pas asistimit nga Neymar.

Postime të ngjajshme
Sport

Interi merr vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’

Sport

Fitore minimale e Liverpool

Sport

Visoka tregon për formën e rikthyer te Vitia dhe synimin e klubit

Sport

Bayerni e nis furishëm mbrojtjen e titullit në Evropë