Sport

Bota e sportit në zi: Gjendet i vdekur ish-futbollisti i PSG’së

Ish futbollisti i Paris Saint Germain, Jordan Diakiese, ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare.

Klubi i tij aktual, skuadra franceze amatore AS Furiani-Agliani ka njoftuar sot në mëngjes për vdekjen e tij. Shkaku i vdekjes ende nuk dihet.

“Familja juaj e dytë do të mendojë gjithmonë për ju. Pusho në paqe Jordan”, shkruhet në njoftimin e klubit, përcjell lajmi.net.
Ngushëllimet për vdekjen e futbollistit ka dërguar edhe ish skuadra e tij, PSG.

“Një vendas nga Parisi që mbërriti në moshën 13 vjeçare në akademinë e PSG-së, Jordan Diakise lë vetëm kujtime të mira me trajnerët dhe shokët e tij të skuadrës”, nis ngushëllimi i kampionëve të Francës.

“Ishte një trishtim i madh për të mësuar për vdekjen e tij në moshën 24 vjeçare”.

“PSG dërgon ngushëllimet e tyre për familjen e tij, të afërmit dhe klubin”

Postime të ngjajshme
Sport

Ja kur do të zhvillohet super ndeshja, ‘Maqedoni Veriore – Kosovë

Sport

Grezda sulmon fizikisht lojtarin kundërshtar në parking pas ndeshjes

Sport

Debat i ‘nxehtë’ mes Qeqës dhe Debatik Currit

Sport

Munishi me parashikim të “çmendur” për Arbërinë!