Sport

Boshnjaku flet për sfidën ndaj skuadrës uellsiane

FC Prishtina pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, aventurën e saj në Evropë do ta vazhdojë në garën e re të UEFA-s, Ligën e Konferencës. “Bardhekaltrit” kryeqytetas të martën do të përballen me kampionët uellsian, Conna’s.

Kapiteni i FC Prishtinës, Lorik Boshnjaku thotë se nuk kanë njohuri për kundërshtarët e radhës, derisa pohon se dy ditët e ardhshme do të mundohen të marrin sa më shumë informacione për ta.

“Skemi njohuri për ekipin rival, por që sot, nesër dhe pasneser do punojmë në këtë drejtim që të marrim sa më shumë informacione për kundërshtarin”, deklaron Lorik Boshnjaku të dielën për Demokracia.com.

Mesfushori prishtinas është shprehur optimist se do t’i “rrëzojnë” uellsianët në këtë raund.

26-vjeçari vlerëson se Conna’s është kundërshtar më i lehtë se Ferencvaroshi në Ligën e Kampionëve.

“Këtë raund bësojmë që mund ta kalojmë sepse kemi një ekip më lehtë të tejkalueshëm të paktën në letër, sesa Ferencvaroshi”, tregoi Boshnjaku.

Pas një vit e gjysmë, tifozët kryeqytetas mund ta shikojnë nga afër skuadrën e tyre të zemrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Klubi më i trofeshëm në Kosovë ka bërë të ditur se kjo sfidë do luhet në praninë e “Plisave”, derisa kanë publikuar edhe çmimet e biletave.

Lorik Boshnjaku ka theksuar se është i lumtur që tifozët e Prishtinës po i kthehen shkallëve të stadiumit për t’i përkrahur atë dhe shokët e tij të skuadrës.

“Na kanë munguar shumë tifozët dhe simpatizantët e Prishtinës sepse pa tifozë i iku edhe bukuria futbollit. Jam i lumtur për rikthimin e tifozëve në tribuna e sidomos për rikthimin e Plisave”, përfundoi Lorik Boshnjaku.

Ballafaqimi ndërmjet të besuarve të trajnerit Zekirija Ramadani dhe kampionëve të Uellsit luhet të martën me fillim nga ora 18:00.

Ndeshja e kthimit në Uells luhet pas një jave.

Postime të ngjajshme
Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij