
Ndeshja Atletico Madrid – Athletic Bilbao është shtyrë pas reshejve të shumta të borës në 24 orët e fundit në Spanjë
La Liga ka njoftuar se nuk do të mund të zhvillohet ndeshja e kësaj jave mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos, shkruan Reporteri.net
“Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme nga bora dhe stuhia në gadishullin Iberik, duke shtuar mbylljen e aeroportit në Madrid, La Liga në bashkëpunim me dy klubet ka marrë vendim që të shtyjë ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao”.
“Një datë e re për këtë takim do të konfirmohet gjatë ditëve në vijim në një prej vendeve të lira në kalendarin e garës”, thuhet në njoftimin e La Ligas.
Ndryshe, Atletico Madrid këtë sezon po tregon ndeshje të mira ku është lider në La Liga dhe një nga pretendentët për ta fituar kampionatin.