Sport

BOOOM! Trepça ’89 godet me katër transferime në fund të merkatos

Brenda pak ditëve 4 futbollistë të huaj do të zbarkojnë te Trepça ’89.

Kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka, në një intervistë për ‘Indeksonline’, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me 3 futbollistë nga Gana dhe një nga Guinea.

“Augustine Ameworlorna është mbrojtës i majtë nga Gana, Moriba Tokpa Lamah është 20 vjeç që ka luajtur në Turqi te Denizlispor, Daniel Tette mesfushor krahu 18 vjeç dhe Nuhu Umar mesfushor nga Gana. Futbollistët janë në Turqi dhe po presin vizën e punës që të bashkohen me grupin. Ne i kemi regjistruar lojtarët dhe jemi në rregull me dokumentacion” deklaroi Zeka.

Përveç futbollistëve të lartëcekur, Trepça ’89 në këtë afat kalimtar ka transferuar mbrojtësin Albin Kapra nga Ballkani në formë huazimi dhe Nikson Memën.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas formës së dobët, Liverpool merr vendim për të ardhmen e Klopp

Sport

Inter triumfon edhe ndaj Atalantas

Sport

‘Intelektualët’ kujtojnë momentin e fundit në tribuna para pandemisë – Drita e fitonte një vit më parë derbin e madh kosovar

Sport

Nga gara për titullin kampion, deri te ftesa e Përfaqësueses për ndeshjet e marsit: Armend Thaqi i zbulon të gjitha!