
Pak minuta më parë Drenica prezantoi edhe transferimin e shtatë të këtij sezoni.
Sulmuesi anësor i Partizanit, Dionis Çikani është afruar në Skenderaj me anë të formulës së huazimit, raporton Gazeta Olle.
Lajmin të ditur e bëri vetë skuadra përmes faqes zyrtare.
Çikani më herët ka luajtur edhe për Tiranën dhe Besën e Kavajës.
Përveç tij, Drenica transferoi edhe emra të rëndësishëm si Rapo, Gjoni, Ramadani e Rogova./