EURO 2020

Bonucci paralajmëron Anglinë para finales së “Euro 2020”

Futbollisti i Italisë, Leonardo Bonucci ka thënë se triumfi i tyre në “Euro 2020” do të ishte një hap i madh për futbollin italian.

Gjithashtu, ylli i Juventusit deklaroi se Italia nuk duhet të frikësohet që ndeshja ndaj Anglisë do të luhet në “Wembley”, në Londër.

“Një fitore e mundshme do të ishte një hap i rëndësishëm për futbollin italian. Do të ishte një kënaqësi e madhe për italianët. Nuk duam justifikime”, ka thënë Bonucci.

“Ne mendojmë vetëm për futboll. Nuk jemi të shqetësuar që do të luajmë në ‘Wembley”, tregoi ai.

Italia do të përballet me Anglinë në finalen e Kampionatit Evropian nesër në mbrëmje nga ora 21:00.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020