Sport

Bonucci e Chiellini nuk i ndalin talljet, ja çfarë bëjë këtë herë

“Vazhdoni të hani makarona, duhet të vazhdoni të hani përsëri. Përsëri makarona!”. Ky ka qenë festimi unik i Leonardo Bonuccit para kamerave drejtuar tifozëve anglezë pak çaste pasi Italia siguroi fitoren me penallti në EURO 2020.

Një tallje që bëri xhiron e rrjetit e i dha edhe statusin e heroit për tifozët italiane mbrojtësit të Juventusit. Një tallje, e cila nuk ka ndër mend të përfundojë, edhe pse ka kaluar thuajse një javë nga ajo finale kundër Anglisë.

Bonucci dhe Chiellini, të dy qendërmbrojtësit e Italisë, po kalojnë bashkë pushimet e tyre dhe vazhdojnë të argëtohen ende me atë frazë të famshme. Sot, ata kanë postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqen të dy duke ngrënë makarona dhe nuk kanë kursyer thumbimin e radhës ndaj anglezëve.

“Ne vazhdojmë të hamë makarona, po ju?”, është komenti i Bonuccit për këtë foto të postuar, në Instagram duke kujtuar festën e tij pas penalltisë së fundit që e bëri Kampion Europe.

Postime të ngjajshme
Sport

Ky është çmimi i biletave për ndeshjen Prishtina - Bodo/Glimt

Sport

Gjilani në bisedime të avancuara me futbollistin e njohur, pritet vetëm edhe firma

Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit