Sport

BOMBË: Liria rrëmben tre futbollistët e Ballkanit, ndër ta edhe të preferuarin e Shkëmbit

Fjalët që po qarkullojnë në medie tani e disa ditë dolën të jenë të vërteta, shkruan Gazeta Olle.

Afrimet e Roni Gashit, Liridon Fetahajt dhe Armend Rugjit tek Liria duken pothuajse të kryera.

I pari i klubit prizrenas, Qemal Krasniqi sot është takuar me treshen e futbollistëve teksa ka publikuar edhe një foto me ta në rrjetet sociale në të cilën shkruan: “Fillimi i një kapitulli të ri”.

Mendohej se me ardhjen e Bledi Shkëmbit, mesfushori Gashi mund të ndërronte mendje dhe të mbetej tek skuadra pasi më parë kishte bashkëpunuar me trajnerin në dy skuadra të ndryshme, por nuk po del të jetë ashtu.

Liria nuk i arriti objektivat në stinorin vjeshtor, teksa edhe u eleminua nga Kupa e Kosovës duke u mposhtur prej Ulpianës.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi