Sport

“Bomba” e mbrëmjes: Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

Në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës, dje dhe sot janë zhvilluar tri ndeshje interesante.

Dramën në “Riza Lushta” e fitoi FC Prishtina ndaj Trepçës ’89 (1:2), ku goli i fitores u shënua në fund të takimit, shkruan “Zeri.info”.

Ndërkaq, sot, Llapi mposhti Ballkanin 1:0, derisa Drita u rikthye te fitoret duke mposhtur Besën 3:1 në shtëpi.

Analisti Granit Begolli e ka komentuar ndeshjen Drita – Besa, derisa zbulon diçka edhe për futbollistin e gjilanasve Xhevdet Shabani.

“Dritës i është nevojitur kjo fitore pas krizës së rezultateve”, deklaroi Begolli në “ATV”.

“Sa i përket futbollistit Xhevdet Shabani, mund të ndryshojë ambient në fund të edicionit”, tregoi ai.

“Skuadër po, por ngjyra jo. Mbetet të shihet. Kam disa informata”, zbuloi Granit Begolli.

Postime të ngjajshme
Sport

Si do të duket Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës nëse jetësohet Superliga Evropiane

Sport

Si do të ishin formacionet e pesë kombëtareve pa lojtarët e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane?

Sport

Milioner nga shkarkimet, kjo është shuma marramendëse që ka fituar Mourinho

Sport

Super Liga Evropiane: Mesut Ozil dërgon mesazh të fortë