Sport

“Bomba” e ditës: Bale transferohet në Serie A

Gareth Bale te gjiganti italian.

Portali spanjoll Todo Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Gareth Bale mund të transferohet në Serie A.

Bale është i huazuar te Tottenham, mirëpo Spurs nuk do ta blejnë kartonin e uellsianit.

Uellsiani do të rikthehet te Reali, mirëpo Perez synon shitjen e 31-vjeçarit edhe pse Ancelotti e dëshiron në skuadër.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Jose Mourinho, i cili ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Bale në Olimpico.

Bale shënoi 10 gola nën drejtimin e Mourinhos te Tottenham dhe Special One beson se uellsiani do të jetë një super përforcim për vijën e sulmit.

Todo Fichajes, shkruan se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Bale Roma do të paguaj 15 milionë euro.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”