Sport

Boksieri me origjinë nga Gjilani, ndeshet me një boksier serb

Boksieri profesionist e i talentuar Ilir Zeneli, i cili është me origjinë nga Gjilani por i cili jeton e vepron në Heilbronn të Gjermanisë të shtunën me 21 nëntor, do ti kryqëzoj dorëzat me boksierin nga Serbia, Antonio Zovak.

Boksieri Zeneli do të boksoj në kategorinë Gruiser gjerë në 90 kg në qytetin Gelsenkirchen të Gjermanisë në 6 raunde.

“Nuk kam shumë njohuri për boksierin serb nga Sombori i Serbisë, por është një boksier me përvojë, do të ndeshem me Antonio Zovak në 6 raunde në Gelsenkirchen, do të jetë një meq shumë i fort por shpresoj se do t’ja dal në fund duke e mposhtur edhe këtë boksier”, ka bërë të ditur boksieri 21 vjeçar Ilir Zeneli.

Boksieri me origjinë nga Gjilani Zeneli gjatë këtij viti ka pasur në plan sëbashku me menagjerin e tij Avdyl Salihun të bokson në Gjermani Zvicër e Kosovë, por këtë projekt e ka penguar pandemia COVID-19.

“Ja kam pa sherrin shumë kësaj pandemie, gjatë këtij viti kam pasur në plan t`i boksoj 6 meçe dhe të luftoj për ndonjë titull por COVID-19 na ka penguar shumë, por megjithatë unë çdo ditë kam vrapuar nga 15 km dhe jam i përgatitur maksimalisht, ndërsa në vitin 2021 së bashku me menaxherin tim Avdyl Salihun kemi paraparë një projekt të madh e urojë që kjo pandemi të largohet sa më shpejt dhe ti realizoj ëndrrat e mia”.

Boksieri shtatgjatë Ilir Zeneli, ka bërë të ditur për të gjithë fansat e tij se meqin që do ta zhvillon të shtunën do të jap më të mirën e tijë për rezultat të favorshëm.

“I falënderohem të gjithë fansave të cilët vazhdimisht interesohen për karrierën time dhe të cilët janë gjithmonë përkrah meje, meqi kundër boksierit Serb të shtunën do të jetë edhe një sfidë për mua dhe unë do t’ju gëzoj me një fitore exprese.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!

Sport

Yll Hoxha shpërblen veten pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e sotme

Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së