Sport

Bodo Glimt kundërshtar i Prishtinës në Conference League, ja statistikat e frikshme në pesë ndeshjet e fundit

Të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe joshëse.

Kampioni aktual i Kosovës në futboll, Prishtina, do të përballet me skuadrën e njohur norvegjeze Bodo Glimt, në kuadër të rrethit të tretë të Conference League, shkruan Demokracia.com.

Prishtina, sivjet ka treguar nivel të kënaqshëm në ndeshjet ndërkombëtare, përjashtuar ndeshjen e fundit kundër Connah’s ku shfaqi lojë jo stabile dhe u mposht me rezultat 4:2, megjithatë të enjten e pret një takim tejet i fortë.

Përballë bardhekaltërve do të jetë një skuadër që po kalon formë shumë të mirë dhe këtë e dëshmojnë statistikat . Bodo Glimt në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore dhe një barazim, madje fitoret i ka me rezultat bukur të lartë, që dëshmon se kjo skuadër zhvillon lojë sulmuese.

Se si do të paraqitet ndaj Prishtinës mbetet të shihet, por e sigurt është se prishtinasit do të kenë bukur shumë punë të enjten në sfidën që nis nga ora 20:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk