EkonomiLajme

Bllokohen llogaritë e Telekomit, rrezikohet me falimentim

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare.

Kështu ka bërë të ditur një burim i arbresh.info brenda ndërmarrjes publike.

“I janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, kjo ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë”, ka thënë ky burim.

Bllokimi ka ardhur pasi ditë më parë Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.

Ndaj kësaj të fundit ka reaguar edhe ndërmarrje teksa kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Shtetit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në komunikatën e ndërmarrjes ndër të tjera thuhet se Telekomi po kërcënohet me falimentim.

“Me një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës. 6.07.2020 u refuzua prapësimi i debitorit Telekomi i Kosovës dhe u kalua në fuqi te përmbaruesi privat urdhri përmbarimor për shumën e obligimit financiar prej rreth 24.6 Milionë Euro. Me këtë vendim të procedurës së përshpejtuar përmbarimore, të pa peshuar dhe vlerësuar sa duhet, Telekomi i Kosovës po kërcënohet me falimentim. Edhe pse ekzistojnë mundësi ankimimi në Gjykatën e Apelit, e njëjta nuk e prolongon medoemos ekzekutimin e urdhrit përmbarimor”, thuhet në reagim.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte

Lajme

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër nga ora 10:00, këto pika do të diskutohen

Lajme

Ahmeti përqesh vendimet e qeverisë: 365 milionë për rimëkëmbje ekonomike?

Lajme

Studimi britanik: Pse disa njerëz sëmuren më rëndë nga COVID-19, ndërsa të tjerët e kalojnë më lehtë