Sport

Bllokimi i merkatos mund ta prishë transferimin e Miftarajt te Ballkani!

Diar Miftaraj ishte transferimi i parë i FC Ballkanit në afatin kalimtar të janarit. Mesfushori nga Peja kishte arritur marrëveshje me presidentin e klubit, Arsim Kabashi, për t’u bërë ‘portokalli’ deri në fund të edicionit.

Por, gjërat mund të ndryshojnë për klubin nga Suhareka pas ndalesës së vendosur nga FIFA për të mos transferuar futbollistë në afatin kalimtar të janarit. ‘Merkatoja’ u është bllokuar suharekasve pas humbjes së gjyqit me futbollistin nga Novi Pazari, Demir Avdic, i cili ishte larguar në janarin e vitit 2019 në mënyrë të njëanshme.

Në këtë mënyrë edhe transferimi i Miftarajt mund të dështojë, në rast se FIFA nuk u zhbllokon ‘merkaton’ Ballkanit, ashtu siç edhe dështoi transferimi i portierit Bekim Rexhepi nga Shkëndija e Tetovës.

Pavarësisht pretendimeve të presidentit Kabashi se klubi ka paguar gjobën, ‘merkatoja’ e suharekasve vazhdon të mbetet e bllokuar për momentin.

Diar Miftaraj gjatë arritjes së marrëveshjes me presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi
Klubi nuk ka reaguar ende në faqen zyrtare, megjithëse bllokada për të transferuar futbollistë tashmë është konfirmuar nga vetë i pari i klubit.

Suharekasit janë duke punuar fuqishëm për të ndërmarrë hapat e nevojshme për të zhbllokuar ‘merkaton’, pasi që në të kundërtën do të ishte një goditje e rëndë për ta.

Postime të ngjajshme
Sport

Djali i Tahir Batatinës mbledh yjet e Dritës, Ballkanit dhe Llapit, premton diçka për vitin 2022

Sport

Përfundon ndeshja Ballkani – Vorskla, ky është rezultati përfundimtar

Sport

FC A&N transferon mesfushorin me përvojë të madhe në futbollin kosovar

Sport

Vitia ‘shpërthen bombën’ e radhës në këtë afat kalimtar, transferon mbrojtësin e njohur