Sport

Blerja e madhe e Juves dëmtohet sërish, shtyhet debutimi i tij në Serie A

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ende pa debutuar në Serinë A me fanellën e Juventusit, mesfushori uellsian Aaron Ramsey ka pësuar sot një tjetër dëmtim.

28-vjeçari erdhi këtë verë te bardhezinjtë me koston zero nga Arsenal, ndërkohë që lojtari vuante nga një dëmtim që kishte pësuar në prill të këtij viti. Gjithsesi, kur mendohej se rikthimi në fushë ishte shumë pranë, lojtari ka rënë sërish prè i tjetër dëmtimi, edhe pse i lehtë.

Sipas “Tuttosport”, lojtari nuk është stërvitur sot me grupin për shkak të një dëmtimi në këmbë, duke e vënë në dyshim praninë e tij në fushë në ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Napolit. Lojtari nuk u grumbullua as për ndeshjen e javës së parë ndaj Parmës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv