Sport

Blerim Krasniqi largohet zyrtarisht nga Teuta, pritet ardhja e sulmuesit në Kosovë

Sulmuesi Blerim Krasniqi largohet nga Teuta.

Sulmuesi 25-vjeçar e mbyll pas një viti përvojën me “Djemtë e Detit”, me të cilët luajti 34 ndeshje në Superiore dhe realizoi 4 gola.

Sulmuesi i formuar te Besa e Kavajës, por që spikati, pas një periudhë dyvjeçare me Apoloninë, te Skënderbeu, duket se ka vendosur ta vijojë karrierën e Kosovë, ku ka disa oferta.

Teuta, në njoftimin për përfundimin e kontratës me Krasniqin shkruan:

“KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Blerim Krasniqi, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozërinë stafin dhe ekipin. Faleminderit Blerim për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!”

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar