Sport

Bledi Shkëmbi ka “thyer në mes” trajnerët e tjerë të Superligës, ja rekordi fantastik që ka në 11 ndeshje kundër tyre

Bledi Shkëmbi është zyrtarizuar si trajner i Ballkanit për vazhdimin e sezonit.

Pas shkarkimit të Ismet Munishit, drejtuesit e “Xhebrailave” patën shumë CV para tyre, por në fund vendosën për teknikun nga Shqipëria që më parë kishte drejtuar edhe Lirinë, Bledi Shkëmbin, shkruan Gazeta Olle.

Shkëmbi kishte drejtuar për një sezon Lirinë duke u ballafaquar edhe me disa prej trajnerëve të tjerë që do i ketë rivalë në pranverë, teksa pos me Lirinë ai ishte takuar me disa prej rivalëve të rinjë edhe në Kategorinë Superiore.

Në total, Shkëmbi është takuar 11 herë me trajnerët e tjerë të Superligës së Kosovës në futboll.

Plotë 8 herë ka triumfuar ai, teksa një ndeshje është mbyllur në barazim dhe dy janë disfatat.

Rekordi i Shkëmbit kundër trajnerëve të tjerë të Superligës:

3 ndeshje kundër Bledar Devollit, dy fitore dhe një humbje.

3 ndeshje kundër Tahir Batatinës, dy fitore dhe një humbje.

2 ndeshje kundër Klodian Duros, dy fitore

2 ndeshje kundër Zekirija Ramadanit, dy fitore

1 ndeshje kundër Arbnor Morinës, një barazim.

Shefi i ri i shtabit teknik të Ballkanit nuk është ndeshur asnjëher kundër Bylbyl Sokolit, Ardian Nuhit, Jerome Klein dhe Shpëtim Idrizit.

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: FC Malisheva prezanton 7 futbollistë, dy prej tyre vijnë nga FC Ballkani

Sport

Nga Anglia në Kosovë, Vëllaznimi prezanton ish-futbollistin e QPR-së

Sport

Trepça ’89 e fillon vitin 2021 me goleadë, shkatërron skuadrën e njohur

Sport

Cuculi flet për rikthimin e tij dhe për ndeshjen e Superkupës, largon nga gara për titull Gjilanin