Sport

Bledi Shkëmbi flet për marrëveshjen me Ballkanin dhe objektivin kryesor të klubit

Ballkani i Bledi Shkëmbit regjistron fitoren e dytë më radhë në pranverë, derisa me tre pikëshin e arritur ndaj Feronikelit arrinë të marr kreun në kampionatin elitar të futbollit kosovar.

Shkëmbi deklaroi pas ndeshjes se është i kënaqur me pikët e arritura, por thekson se kanë ende punë për të bërë, pasi që skuadra e tij kërkon që ta mbyll me dalje në Evropë këtë edicion.

“Kemi mbyllur një ndeshje të vështirë, por kemi për ta bërë edhe me dy të tjera, të cilat janë shumë afër me kohën dhe ne duhet të përgatitemi për to. Do të shohim gjendjen e futbollistëve që kemi dhe më pas do i’a lëmë kohës”, deklaroi fillimisht Shkëmbi.

 

“Marrëveshja ime me Ballkanin është të bëjmë maksimumin dhe me dëshirën më të madhe për të hyrë në Evropë. Nuk diskutohet se të dalësh kampion është shumë mirë, por ne qëllimin kryesor e kemi Evropën”.

“Megjithatë, ne do të punojmë shumë dhe do të luftojmë për të dalë kampion deri në ndeshjen e fundit”, përfundoi Shkëmbi.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas formës së dobët, Liverpool merr vendim për të ardhmen e Klopp

Sport

Inter triumfon edhe ndaj Atalantas

Sport

‘Intelektualët’ kujtojnë momentin e fundit në tribuna para pandemisë – Drita e fitonte një vit më parë derbin e madh kosovar

Sport

Nga gara për titullin kampion, deri te ftesa e Përfaqësueses për ndeshjet e marsit: Armend Thaqi i zbulon të gjitha!