Sport

Bledi Shkëmbi: Dua ta bëjë Ballkanin si kjo skuadër

Bledi Shkëmbi është prezantuar ditën e sotme në Kosovë, teksa ka marrë drejtimin e ekipit të Ballkanit.

Për Shkëmbin është një rikthim në Superligë duke qenë se më parë ka trajnuar skuadrën e Lirisë.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Shkëmbi u shpreh se është i lumtur që ndodhet në një klub i cili dëshiron të ndjekë hapat e Skënderbeut, aty ku ai ka qenë si futbollist.

“Falenderoj drejtuesit për besimin. Është një kënaqësi dhe një ditë e kam ditur se do kthehesha në Kosovë pas trajnimit të Lirisë. Këtu objektivat janë të mëdha dhe është një klub me objektiva tëqarta. Vij me dëshirën dhe bindjen se këtu do kem sukses.

Klubi dhe skuadra kanë bërë një punë të shkëlqyer, futur edhe ish-trajnerin Munishi që kam shumë respekt. Do i mëshojmë shumë objektivit sepse është bërë një punë e madhe, duhet të kemi edhe fatin në krah.

Kampionati në Kosovë ka bërë hapa të mëdha përpara se nga koha kur isha unë. Kisha bindjen se kjo gjë do të ndodhte. Në Shqipëri kanë filluar të ndjekin edhe futbollin këtu.

Titulli? Jam i bindur se jemi në garën për titull dhe lojtarët kanë treguar se e duan këtë gjë, ekipi është i kompletuar. Nëse do isha nga dita e parë e krijimit të skuadrës nuk do kisha asnjë pikëpyetje për lojtarët që janë, kanë atë çka duhet për titullin.

Skënderbeu i ri? Duhet shumë punë për të arritur në hapat e Skënderbeut. Jemi në hapat e duhur. Është kënaqësi që unë si një ish-I Skënderbeut të stërvis një klub që do të ndjekë ato hapa. Është kënaqësi që të stërvis këta djem”, u shpreh Shkëmbi.

Postime të ngjajshme
Sport

Lajmi i fundit: Real Madrid arrin marrëveshje me David Alaban, zbulohen detajet

Sport

Zyrtare: Jackson Ferreira prezantohet te skuadra shqiptare

Sport

”Gjilani është favorit për të triumfuar në Kupën e Kosovës”

Sport

Barcelona në krizë, Milan synon t’ia “rrëmbejë” dy yjet