Ekonomi

Bitcoin shënon rënien më të madhe që prej një muaji

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bitcoin vijoi me humbje ditën e Marte pasi kaloi ditën më të vështirë të muajit. Tregtarët thonë se faktorët që kanë ndikuar në rënien janë nga problemet teknike tek pengesat në tregjet tradicionale të cilat ende nuk janë gati të adoptojnë kriptomonedhat.

Kritpomonedha më e madhe ra me 5.5% ditën e sotme ndërsa po ditën e djeshme kishte rënë me 7.7%,

Është hera e parë që kriptomonedha bie nën 10,000 dollarë që prej 1 gushtit dhe rënia më e madhe që prej 16 korrikut.

Aktualisht këmbehet me 10,105 dollarë sipas CoinMarket.Cap.com. Javën e kaluar bitcoin u rrit ndërsa aksionet ishin në rënie. Shumë entuziastë e shohin bitcoin si parajsën e sigurisë, por lojtarët e tregut thanë se fitimet reflektonin rritjen e mundshme në të ardhmen.

Edhe kriptomonedhat e tjera si ethereum dhe Ripple XRP shënuan rënie.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
EkonomiLajme

Ministria e Financave shpreh qëndrimin e saj për buxhetin e vitit 2020

Ekonomi

ATK e mbush buxhetin e shtetit me rreth 500 milionë euro

Ekonomi

Numri i aplikimeve për azil në Gjermani bie për 14 për qind

Ekonomi

Shtetet e Bashkuara kufizojnë eksportet e pajisjeve të inteligjencës artificiale