Sport

Bismark Sie do të largohet nga Trepça ’89 për të kaluar në klubin evropian

Milot Avdyli nuk ishte i vetmi, nga Trepça ’89 pritet të ketë edhe largime të tjera.

Sipas Abedin Zekës, skuadra e Trepçës ’89 me gjasë do e nis stinorin pranveror edhe pa top golashënuesin e saj, Bismark Sie.

Numri një i mitrovicasëve ka treguar për KOHËN se ata po diskutojnë me një skuadër bullgare për kartonin e futbollistit.

Sipas tij, sulmuesi Charlisen Bismark do të kalojë në Bullgari te klubi i CSKA Sofjes. Bismarku është golashënuesi më i mirë i 89-shit në vjeshtë me gjashtë gola të realizuar në Superligë.

“Jo vetëm Avdyli, nga Trepça ’89 sipas të gjitha gjasave do të largohet edhe sulmuesi Bismark. Për të kam interesime të shumta, por më së afërmi është klubi i CSKA Sofjes, më të cilin jemi afër finalizimit të marrëveshjes”, u shpreh Zeka, i cili theksoi se ky është vetëm fillimi.

“Kam oferta edhe për 3-4 lojtarë të tjerë, por në janar nuk do të largojmë më asnjë lojtar, pasi mbetet ekipi shumë keq. Në verë do të transferohen në Evropë edhe disa lojtarë të rinj e të talentuar që i kemi në ekip. Unë si president i klubit ndihem shumë mirë që në vitet e fundit kemi punuar aq shumë sa që puna ka filluar të shpërblehet”, përfundoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Përsëri shënon Haaland, Dortmundi dyfishon epërsinë ndaj Bayern Munichit

Sport

Prishtina 2-0 Llapi, rastet dhe golat nga kjo ndeshje

Sport

Zyrtare: Ish-trajneri i Vëllaznimit merr drejtimin e Prishtinës

Sport

Morina i gëzohet pikës së fituar në Gjilan