Sport

‘Bisha Mike Tyson’ si 15 vjeçar, për 10 sekonda e rrëzon kundërshtarin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Është viti është 1981 dhe një i ri, Mike Tyson po bënte shpejt emër në botën e boksit. Ai ishte si një kafshë. Një forcë e pandalshme. Merreni si shembull luftën e tij në Olimpiadën e të Rinjve dhe medaljen e artë fituar kundër Joe Cortez.
Shpejtësia dhe shkathtësia e famshme e Tysonit është e qartë, madje edhe në moshën 15 vjeçare. Ai është tepër i zhvilluar dhe i aftë në ring. Si rezultat, kundërshtari i tij nuk kishte asnjë shans.

Në sekondat e parë të hapjes së raundit, një Tyson i ri vrapon drejt Cortez të pafuqishëm.
Iu deshtën pak më pak se 10 sekonda për të rrafshuar Cortez, dhe pjesa tjetër është histori. Tyson do të fitonte në Lojërat Olimpike te të Rinjve, 1981 dhe 1982 dhe do të pasonte një karrierë sunduese në peshat e renda në boks.

Por, pavarësisht trashëgimisë së tij në këtë sport, Tyson nuk u votua boksieri më i madh i të gjitha kohërave nga audienca e SPORTbible në fillim të këtij viti, shkruan Reporteri.

Në vend të kësaj, legjendari Muahmed Ali u emërua më i miri i të gjitha kohërave, duke mposhtur titujt e Tyson, Floyd Mayweather dhe Sugar Ray Robinson.

Në një sondazh në internet, audienca e SPORTbible i dha Ali shumicën e votave pasi ‘The Greatest’ mbajti një epërsi të madhe ndaj të gjithëve, duke marrë përfundimisht një total prej 59% të votave në renditjen e përgjithshme.

‘Money’ Mayweather ishte me milje larg në vendin e dytë me 19% ndërsa Mike Tyson dhe Sugar Ray Robinson u renditën në vendin e tretë dhe të katërt me 16% dhe respektivisht 6%.
Për ta parë ndeshjen e Tyson si 15 vjecar, shikojeni videon më poshtë:

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv