Lajme

Bill Gates parashikon se kur Covid do të infektojë më pak sesa gripi

Bill Gates ka qenë, që nga fillimi i pandemisë, një nga personat që ka dhënë më shumë mendimet e tij mbi Covid-19.

Tani, kur Evropa po përballet me rritje rekord rastesh të reja, themeluesi i Microsoft ka parashikuar se kur kjo pandemi do të shndërrohet në një sëmundje si gripi i zakonshëm

Sipas tij, kjo do të ndodhë në mesin e vitit 2022. Por, sipas tij, kjo do të ndodhë vetëm nëse vaksinohet shumica e popullsisë.

“Vaksinat janë një lajm shumë i mirë dhe problemet me furnizimin do të zgjidhen kryesisht nga mesi i vitit të ardhshëm”, tha Gates.

Në muajin gusht, miliarderi pati shprehur shqetësimin për shfaqjen e variantit Delta.

“Nëse nuk rikthejmë mbajtjen e maskave në vendet e duhura dhe nëse nuk rrisim nivelin e vaksinimit, do të kemi një valë mjaft të rëndë në vjeshtë dhe kjo është zhgënjyese. Duam që të jemi afër përfundimit të pandemisë, por Delta është një lajm shumë i keq”, shprehej Bill Gates.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia