Lajme

Bill Clinton ia uron në një mënyrë të veçantë ditëlindjen Joe Bidenit

Bill Clinton ia uron në një mënyrë të veçantë ditëlindjen Joe Bidenit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ia ka uruar ditëlindjen e 78-të fituesit të zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden, në mënyrë speciale.

Clinton, përmes llogarisë së tij në Twitter, ia ka uruar ditëlindjen kandidatit demokrat duke iu referuar numrit të presidentëve të përzgjedhur në SHBA, shkruan Gazeta Express.“Urime ditëlindja #46, nga #42”, ka shkruar ish-presidenti. Clinton ishte presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, teksa Biden pritet të bëhet i 46’ti.

Clinton njihet për kontributin e jashtëzakonshëm ndaj Kosovës që ka dhënë përgjatë kohës sa po shërbente si i pari i shtetit.

Ai, bashkë me ish-senatorin Biden, nga i njëjti krah ideologjik, shtyen përpara idenë e fushatës së bombardimeve të NATO’s përgjatë kohës sa Serbia po kryente krime në Kosovë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Fondacioni i Labit dhuron 10.000 mijë euro për boca të oksigjenit!

Lajme

Nuk vuante nga asnjë sëmundje, ky është shqiptari 37-vjeçar që sot i mori jetën Covidi

Lajme

Milaim Zeka: Këto janë informacionet e mia për presidentin e ri dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme!

Lajme

Ia huq Haki Abazi: Mendon se Prapashtica ndodhet në Podujevë