Sport

“Bild” e sulmon ashpër Guardiolën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Më 8 gusht, Manchester City konfirmoi se Leroy Sane ka dëmtuar ligamentin e gjurit dhe pritet të qëndrojë larg fushave për pjesën e mbetur të sezonit.

23-vjeçari kishte javë që përflitej për një kalim te Bayern Munich. Pasi sulmuesi anësor u dëmtua në Community Shield ndaj Liverpool, shtypi gjerman ka sulmuar Pep Guardiolën duke thënë se po luante lojëra me kampionët e Gjermanisë.

Bild thekson se Guardiola theu rregullin e pashkruar të futbollit: një lojtar i cili është në negociata për t’u larguar, nuk duhet të marrë pjesë në ndeshjet e futbollit.

Bayern ishte në negociata të avancuara me Sane, por kjo nuk e ndali Guardiolën ta aktivizonte ndaj The Reds.

Bild vijon duke e quajtur një sjellje e keqe e trajnerit dhe pretendohet se e ka bërë për t’i treguar botës se është më i madhi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv