Lajme

Bilanc i frikshëm me COVID-19 nga fillimi i muajit

Ka arritur në 777 numri i viktimave me koronavirus në Kosovë, përderisa 26 mijë e 121 është numri i përgjithshëm i të infektuarve.

Sikurse vendet e tjera të botës edhe Kosova është duke u përballur me rritje të rasteve të reja me koronavirus.

Aktualisht në Kosovë numri i të infektuarve me koroanvirus ka arritur në 26 mijë e 121, përderisa 777 persona kanë vdekur nga ky virus, shkruan lajmi.net.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vërehet dukshëm rritja e rasteve të reja që nga fillimi i muajit nëntor.

Sipas këtyre të dhënave, që nga 1 nëntori e deri më sot, nga 17 mijë e 104 testime që janë bërë, 6 mijë e 279 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, raporton lajmi.net.

Gjatë kësaj periudhe, 96 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, kurse 979 të tjerë kanë arritur që ta mposhtin këtë virus dhe janë shëruar plotësisht.

Për shkak të këtyre shifrave alarmante, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa të reja në mënyrë që të mund të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Mirëpo, këto masa nuk u pritën aq mirë nga disa biznese, në veçanti nga gastronomia, ku gastronomët edhe i dhanë afat prej shtatë ditësh qeverisë që të reflektojë dhe t’i marrë parasysh kërkesat e tyre.

Përveç gastronomëve, këtë vendim të qeverisë e kundërshtoi edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Edhe Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj këtij vendimi.

Në anën tjetër, shkaku i masave të reja është paralajmëruar edhe protestë, ku ndër të tjerash është kërkuar edhe dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Theksojmë se aktualisht në Kosovë janë edhe 8 mijë e 845 raste aktive me koronavirus. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit