Lajme

BIK-u tregon se si do të falet namazi i Kurban Bajramit

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që namazi i Bajramit të falet me kapacitetet e plota në xhami.

Falja e namazit të Kurban Bajramit do të bëhet në orën 05:51.

Ligjërata e Kurban-Bajramit nuk do të zgjasë më shumë se 10 minuta.

Nga BIK-u kanë kërkuar që të shmanget organizimi i ceremonisë së faljes së namazit në ambientet publike si sheshet e stadiumet.

“Do të falet namazi i sabahut dhe namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë në territorin e Republikës së Kosovës, duke i respektuar me përpikëri masat anticovid të marra nga Bashkësia Islame e Kosovës, në përputhje të plotë me masat e Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës”, thuhet në vendimin e marrë. /reporteri.net

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet