
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica ka lënë prapa lëndimin dhe i është rikthyer fushave, shkruan “Zeri.info”.
Por, mungesa për shkak të këtij lëndimi ia ka ulur vlerën dukshëm sulmuesit vushtrrias, sipas sajtit të famshëm “Transfermarkt”.
Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), faqja e njohur ka publikuar vlerat e futbollistëve, duke rënë në sy ulja e Milot Rashicës nga 18 milionë në 12 milionë euro, pra gjashtë milionë më pak vlen tani Rashica.
Sulmuesi kosovar gjatë dhjetorit të vitit 2019 e kishte kapur vlerën e 35 milionë eurove, njëkohësisht vlera më e madhe e arritur nga ai.
Lëndimet kanë qenë shkaku kryesor që e kanë mbajtur Rashicën larg fushave duke bërë që edhe vlera e tij të ketë rënie.