Lajme

Bie nga ndërtesa ku po punonte, pëson lëndime trupore

Një punëtor në Prizren derisa po punonte në një ndërtesë është rrëzuar me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe inspektorët e punës. Rasti është duke u hetuar.

“Nga Emergjenca e spitalit rajonal në Prizren është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar lëndime trupore. Viktima deri sa kishte qenë duke kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kishte rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe inspektorët e punës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël

Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë