Lajme

Biden reagon për vaksinën e dytë anti-COVID, tregon se sa jemi larg fundit të pandemisë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden e ka mirëpritur vaksinën e dytë efektive kundër koronavirusit, por i ka ftuar amerikanët që të vazhdojnë të mbajnë maska dhe ta mbajnë distancën fizike nga njëri-tjetri për ta parandaluar përhapjen e COVID-19.

Biden ka shkruar semegjithë krijimin e dy vaksinave efektive, jemi muaj larg nga fundi i pandemisë.

“Lajmi i sotëm për një vaksinë të dytë është arsyeja tjetër për t’u ndjerë me shpresë. Ajo që ishte e vërtetë me vaksinën e parë mbetet e vërtetë me të dytën. Jemi akoma muaj larg.

Deri në atë kohë, amerikanët duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe maskën për të vënë nën kontroll virusin”, ka shkruar Biden.

Ai i ka përgëzuar ata që mundësuan prodhimin e kësaj vaksine, ndërsa u shpreh mirënjohës edhe ndaj punonjësve të personelit shëndetësor.

Postime të ngjajshme
Lajme

KQZ publikon rezultatet, nga kaq vota kanë marrë kandidatët për kryetar të Podujevës e Mitrovicës së Veriut

Lajme

Shtëpia të cilën s’po guxon ta blejë askush

Lajme

Ish-presidentët e SHBA-së dalin vullnetarë për ta marrë vaksinën anti-Covid

Lajme

Peshkatari i varfër bëhet milioner, gjeti në plazh jashtëqitjen e balenës