Lajme

Biden, një minutë heshtjeje për shkak të vdekjes së më shumë se gjysmë milion qytetarëve

Presidenti i SHBA-së Joseph Biden u bëri thirrje qytetarëve të mbajnë një minutë heshtjeje të hënën për shkak të vdekjes së më shumë se gjysmë milion qytetarëve amerikanë si rezultat i virusit korona.

Biden dhe gruaja e tij Jill Biden, nënpresidentja Kamala Harris do të mbajnë një minutë heshtjeje në orën 18:15 sipas kohës lokale në Shtëpinë e Bardhë.

“Ftoj amerikanët të bashkohen me ne dhe të kujtojnë më shumë se 500.000 amerikanë që humbën jetën nga COVID-19,” ka thënë Biden, raporton Reuters.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara urdhëroi gjithashtu që flamujt në objektet federale dhe ushtarake të ulen në gjysmë shtizë në pesë ditët e ardhshme.

Postime të ngjajshme
EkonomiLajme

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë

Lajme

IKSHPK, bën të ditur numrin total të rasteve pozitive në vend

Lajme

QIKA, organizon aksion simbolik në Sheshin “Skënderbeu”

Lajme

Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshje me përfitueset e bizneseve të vogla