Lajme

Biden niset për vizitë në Evropë, këto shtete pritet t’i vizitojë

Pothuajse pesë muaj pas ardhjes në pushtet, presidenti i SHBA Joseph Biden u nis sot për në Britaninë e Madhe, faza e parë e turneut të tij evropian gjatë së cilës ai do të këmbëngulë në forcën e aleancës transatlantike dhe do të ketë takimin e parë me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Pak para se aeroplani presidencial të ngrihej nga baza ushtarake Andrews afër Uashingtonit, Biden deklaroi se qëllimi i udhëtimit të tij ishte “t’ia bënte të qartë Putinit dhe Kinës se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë aleatë të fortë”.

Presidenti amerikan do të marrë pjesë në samitin e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara në botë – G7 në Britaninë e Madhe. Takimi do të përqendrohet kryesisht në klimën dhe pandeminë e virusit korona.

Biden do të takohet nesër me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe të dielën ai do të pritet nga Mbretëresha Elizabeth II në Kështjellën Windsor.

Pjesa më e rëndësishme e vizitës së Biden në Evropë do të jetë takimi me Putinin më 16 qershor në Gjenevë.

Shtëpia e Bardhë nuk e njoftoi takimin në detaje, por deklaroi se një konferencë e përbashkët për shtyp nuk është planifikuar për tani, ndryshe nga takimi i ish- presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Putin në Helsinki në vitin 2018, kur të dy u paraqitën para gazetarëve së bashku.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë