Lajme

Biden gjunjëzohet para shefes së stafit të Presidentit të Izraelit, kjo është arsyeja

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden është gjunjëzuar para shefes së stafit të Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin.

Në një takim me presidentin në largim të Izraelit Reuven Rivlin në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Biden u gjunjëzua para shefes të stafit të Rivlin, Rivka Ravitz, në respekt të faktit se ajo ka 12 fëmijë, shkruan The Times of Israel, transmeton Gazeta Express.

Momenti u raportua nga disa media, së bashku me një foto të marrë nga momenti nga një anëtar i Zyrës së Shtypit të Qeverisë së Izraelit që shoqëroi delegacionin presidencial Izraelit.

Rivlin do të zëvendësohet si president javën e ardhshme nga Isaac Herzog, i cili kryesoi Agjencinë Hebraike. Vizita në Shtetet e Bashkuara ishte udhëtimi i fundit jashtë shtetit i Rivlin si president.

Postime të ngjajshme
Lajme

Zjarr i madh në fshatin Studençan të Suharekës

Lajme

Humb jeten një pushues në plazhin e Shëngjinit

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Lajme

S’keni parë gjë akoma, java që vjen pritet të jetë përvëluese