
Janë zhvilluar ndeshjet e para të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, dhe analistët kanë nisur qysh tash të krijojë një përshtypje se cilat skuadra rrezikojnë të largohet nga liga.
Në këtë edicion dihet se katër skuadra do ta lëshojnë elitën.
Trajneri i mirënjohur Besnik Kollari, në rolin e analistit ka folur për skuadrat që mund të largohen nga elita.
Image result for besnik kollari
Ai tha se Vushtrria, Ferizaj e Drenica janë ndër skuadrat që e rrezikojnë rënien.
“Është herët që të flitet, por në bazë të përforcimeve, momentalisht më te rrezikuara për t’u larguar nga Superliga janë Vushtrria, Ferizaj dhe Drenica”, ka thënë Besnik Kollari për emisionin ‘2 me 1’.