Sport

Besnik Kollari: Ballkani s’ka balanc në 20 minutat e fundit

Trajneri Besnik Kollari ka komentuar paraqitjet e Ballkanit në tri ndeshjet e para, duke e cilësuar atë si një prej pretendentëve kryesorë për titullin kampion.

Megjithatë, tekniku vushtrrias thekson se Ballkani në dy ndeshjet e fundit ka treguar rënie në lojë në minutat e fundit, përcjellë Gazeta Olle.

“Në dy ndeshjet e fundit kur po fillojnë ato zëvendësimet, nga minuta e 65 apo 70, Ballkani nuk po e tregon balancin apo ekuilibrin e ndeshjes”, u shpreh Kollari në “2 me 1”.

“Gjithsesi, Ballkani është një skuadër e organizuar si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm”.

“Është një ekip që e di çfarë kërkon, futbollistët futen me përkushtim të madh, krijojnë aksione, lëvizin mirë në sulm, krijojnë raste, shënojnë gola”, shtoi ai.

Rënien në lojë në minutat e fundit, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, e ka arsyetuar me presionin që i bëri Gjilani dje, duke mohuar faktin që ka të bëjë me përgatitjen fizike.

Postime të ngjajshme
Sport

Manajt e Baftiut i’u deshën 28 javë, Daku e bënë në vetëm 7

Sport

Real Madridi i shpëton turpit, por jo edhe humbjes

Sport

Ajax – Liverpool, Klopp me disa mungesa

Sport

E mposhti ish-skuadrën, këto janë fjalët e Ramadanit pas fitores në Drenas