
Kampioni në fuqi i Kosovës Feronikeli ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superligës do ta zhvilloj kundër Drenicës.
Para kësaj sfide tejet interesante ka folur futbollisti i Feronikelit, Besmir Bojku në një prononcim për BlicMedia.
Bojku ka deklaruar se skuadra kampione e ka vetëm një qëllim arkëtimin e tre pikëve nga kjo përballje.
“Kemi respekt maksimal për ekipin e Drenicës. Por qëllimi jonë janë tre pikët dhe besoj se në fund ne do jemi ata që do i gëzoemi fitores”, ka deklaruar për BlicMedia, Besmir Bojku.
Takimi Feronikeli – Drenica zhvillohet në “Rexhep Rexhepi”, të shtunën, me fillim prej orës 17:00.