Sport

Besiktas nuk janë skuadra e vetme e interesuar, Valmir Veliu tregon se në cilën ligë do të vazhdonte karrierën

Valmir Veliu ka folur rreth të ardhmes së tij.

Ylli i Llapit ishte mysafir në emisionin “Sporti Total”, aty ku bashkë me panelistët e tjerë folën rreth përgatitje të skuadrave të Superligës, shkruan Gazeta Olle.

Veliu zbuloi se Besiktas nuk ishte skuadra e vetme e interesuar për të, por ka edhe të tjera.

“Ka interesim, por klubi po merret me këtë. Akoma nuk ka një ofertë konkrete dhe po sa të ketë diçka do të ulemi dhe të bisedojmë. Përveç Besiktas që dihet që janë interesuar ka pasur edhe skuadra të tjera që janë interesuar për mua, andaj them se ky mund të jetë sezoni im i fundit në Kosovë”

“Do të doja ta vazhdoja karrierën në Turqi, mendoj se hapat e parë jashtë Kosove do të ishte mirë t’i merrja aty”- tha futbollisti.

Llapi është rikthyer në Kosovë, aty ku do të zhvillojë përgatitjet e fundit para ndeshjeve të stinorit pranveror

Postime të ngjajshme
Sport

Haxhimusa flet për gjendjen e mjerueshme me të cilën po përballet Ferizaj

Sport

Zyrtare: Suad Sahiti transferohet në Kroaci

Sport

Ndryshime edhe në futbollin e femrave, Afërdita Fazlija largohet nga posti i trajneres së Kosovës

Sport

Formacionet e mundshme: Liverpool – Chelsea