
Besart Berisha e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin e ri teksa ia ka dalë të shënojë në ndeshjen e sotme të skuadrës së tij, Uestern Junajtid ndaj Melburne Siti. Berisha shënoi në minutën e 75 teksa ekzekutoi saktësisht një penallti.
Megjithatë, goli i shqiptarit nuk i vlejti ekipit të tij që u mposht me shifrat 3-2. Ky ishte goli i shtatë për shqiptarin në 12 ndeshje të kampionatit australian.
Pas kësaj sfide skuadra e Berishës renditet në vendin e katërt me 17 pikë të grumbulluara me një diferencë prej 11 pikësh nga kryesuesit e Sidnej.
Berisha vendosi të rikthehej këtë sezon në Australi pas një eksperiencë njëvjeçare në Japoni me skuadrën e Hiroshimës.