
Besa dhe Vushtrria luajtën mes vete “testin final” para fillimit të stinorit pranveror.
Në stadiumin “Tahir Vokshi” të Brestovikut, dy skuadrat ish-kampione të elitës së futbollit kosovar dueluan mes vete në një ndeshje miqësore, shkruan Gazeta Olle.
Takimi përfundoi ashtu siç edhe nisi, pra me rezultat të barabartë 0-0.
Të dy trajnerët e skuadrave inkuadruan në lojë të gjithë futbollistët, si ardhjet e reja e poashtu edhe ata që luajtën në stinorin vjeshtor.
Pejanët e Besës luajtën një ndeshje të bukur për sy, por që përvoja mungon dukshëm tek ta.
Të dyja këto klube pranverën e nisin me vonesë, kjo sepse janë eleminuar në raundet e hershme të Kupës së Kosovës.